Katër orë në këmbë për të arsimuar 2 nxënës/ Ndërroi jetë duke u kthyer nga puna, Berisha: Mësuesi Albani Bejleri, “Dëshmor i Atdheut”! Qeveria vlerëson vetëm kriminelët

Kreu i PD Sali Berisha, e ka cilësuar mësuesin Albani Bejleri, i cili humb jetën nga një arrest kardiak ndërsa kthehej nga puna në një fshat të largët, “Dëshmor i Atdheut”.

Berisha u shpreh se ai është viktimë e diferencimit politik të qeverisë që vlerëson vetëm kriminelët dhe jo njerëzit e punës.

Genc Koreja: Doktor, nuk e di a jeni në dijeni, por para pak ditësh mes maleve të Marjanit në Maliq, humbi jetën Alban Bejleri. Udhëtonte çdo ditë 45 km me makinë nga Maliqi, dhe 4 orë në këmbë vetëm për 2-3 nxënës në atë fshat. Edhe pse kishte bërë kërkesë për transferim, kërkesa e tij nuk u mor asnjëherë parasysh. Jo vetëm kaq, por nuk kemi dëgjuar asnjë mesazh ngushëllimi nga ana e Ministrisë së Arsimit. Si mund të sillet një qeveri kështu me mësuesit.

Sali Berisha: Albani është një ‘Dëshmor i Atdheut’. Një mësues hero i vërtetë, një misionar i pavdekshëm i arsimit shqiptar.
Ai është viktimë e diferencimit politik të kësaj qeveri banditësh, të kësaj organizate kriminale, ai ishte njeri shembullor, një njeri i nderuar dhe unë i shpreh familjes dhe komunitetit, ngushëllimet më të ndjera.
Ndërsa për qeverinë thashë dhe njëherë është një organizatë kriminale. Mos prit nga kjo qeveri të vlerësojë të tjerët përveç se kriminelëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×