
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një komunikim për mediat pas paraqitjes në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”, ka deklaruar se protestat e opozitës do të vijojnë e do të jenë edhe më të fuqishme. Ai ka lëshuar akuza në drejtim të policisë ku tha se u rreziku shëndetin e protestuesve me bombolat e sprait që përdori në protestë, pasi ato përmbanin okside metalesh të rrezikshme.
Ai u shpreh se sado që të përpiqen, dosja “Rama-Balluku” nuk do të mbyllet.
“Protestat do të vijojnë edhe më shumë do të jenë edhe më të fuqishme. Dosja Rama-Balluku nuk mbyllet. Le të shkoj në qiell e ku të duan nuk mbyllen. Ajo dosje është gropë për Ramën dhe Ballukun”, tha ai.
and then