
Manuel Akanji zgjodhi të transferohej te Interi, edhe pse kishte oferta nga disa skuadra. Një prej tyre është ekipi rival i zikaltërve, Milan. Vetë mbrojtësi ka folur së fundmi për tratativat e merkatos së verës.
“Isha në bisedime me Milanin gjatë verës, por mendova se Interi ishte destinacion më i përshtatshëm për mua. Mund të them se zgjedhja ka rezultuar e duhur. Agjenti im negocioi me klubin dhe gjithçka shkoi mirë në këtë mënyrë”- tha ai.
and then