Flakët në protestën e opozitës/ “S’mund të quhen molotovë ato që përdorin protestuesit”, Boçi: Nuk rrezikojnë jetën

Luçiano Boçi, nënkryetar i PD, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka folur për protestën e fundit të opozitës të zhvilluar të premten, duke komentuar edhe incidentet me mjete shpërthyese të përdorura gjatë tubimit.

Sipas tij, protestat nuk mund të japin rezultate të menjëhershme, por shprehin zemërimin qytetar të shndërruar në kauza politike. Ai shtoi se shoqëria shqiptare ende nuk është në një fazë të plotë pjekurie për t’i menaxhuar kauzat në mënyrën ideale institucionale.

Duke u ndalur te debati për “molotovët”, Boçi deklaroi se ato që u panë në protestë nuk mund të konsiderohen të tilla. “Molotovi kërkon disa kushte për t’u quajtur i tillë. Është shishe xhami dhe zakonisht përmban elemente metalike për shpërthim. Ato që u përdorën nuk janë molotovë, por shpërthyese që krijojnë zhurmë dhe flakë, pa mbetje xhami apo metali që rrezikojnë jetën”, u shpreh ai.

Sipas Boçit, termi “molotov” është përdorur gabim për të përshkruar mjetet e përdorura në protestë, duke theksuar se ato nuk kanë karakter sulmues në kuptimin e plotë të fjalës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×