“Një grup kriminal në Vlorë lidhje me Mirlinda Karçanajn” Llabani: Ish-drejtuesja e AKSHI-t u ka ngelur 100 mijë euro pa dhënë për…

Gazetarja Anduena Llabani ka folur për zhvillimet më të fundit lidhur me sekuestrimet e pasurive të Ergys Agasi dhe ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Llabani deklaroi se dorëheqja e Karçanajt dhe zhvendosja e saj në një banesë me qira në qendër të Tiranës kanë ngritur dyshime dhe kanë vënë në lëvizje SPAK.

Sipas saj, hetimet kanë nisur me verifikime të dokumentacionit mbi pasuritë, pronat dhe llogaritë bankare të ish-zyrtares. Një element kyç që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve lidhet me një dosje mbi një grup të trafikimit të kokainës në Vlorë, ku, sipas gazetares, është përmendur edhe emri i Karçanajt.

Llabani theksoi se një nga pikat e dyshuara të lidhjes është blerja e një prone pranë personave të hetuar në këtë çështje. “Bëhet fjalë për një shtëpi me vlerë rreth 600 mijë euro, nga të cilat një pjesë, rreth 100 mijë euro, rezulton e pashlyer ndaj këtyre personave”, u shpreh ajo.

Sipas gazetares, këto rrethana kanë çuar SPAK-un në thellimin e hetimeve, ku dyshohet se përmes përdorimit të personave të tretë (prestano me), janë kryer blerje të shumta të pasurive të paluajtshme në emër të familjarëve të afërt.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×