Me titullin në “xhep”, Bayern Munich planifikon rotacion në Bundesligë

Me titullin në “xhep” te Bayern Munich ka ardhur koha për një rotacion thuajse të plotë, kjo pasi ekipi i Kompany është ende në garë për dy trofe të tjerë pasi siguruan një biletë në finalen e Kupës së Gjermanisë, ndërsa janë në garë edhe në Champions, aty ku në gjysmëfinale sfidojnë PSG. Pavarësisht se kanë mbyllur llogaritë në Bundesligë, trajneri Kompany kërkon fitoren edhe ndaj Mainz, rivalit të radhës këtë fundjave:

“Ne thjesht duam 3 pikë, do të jetë një transfertë e vështirë. Është normale që të mendojmë për pak rotacion, jemi njerëz, por në të njëjtën kohë nuk duhet të humbasim ekuilibrat dhe përqendrimin”, u shpreh Kompany në konferencë për shtyp.

Në pozita komode, Bayern Munich synon t’i bëjë një mbyllje perfekte këtij sezoni pasi kanë shansin e artë të fitojnë të gjithë trofetë e mundshëm. Pasi të mbyllin këtë sezon, drejtuesit e Bayern pritet të zgjidhin një tjetër çështje të rëndësishme, të ardhmen e Manuel Neuer.

Pavarësisht moshës, drejtuesit e Bayern Munich janë shumë të kënaqur me rendimentin e kapitenit, i cili e vërtoi edhe ndaj Realit në “Bernabeu” se mund të zhvillojë ende ndeshje në nivele shumë të larta. Sipas mediave gjermane, Bayern është gati t’i ofrojë Neuer një kontratë të vlefshme deri në qershor 2027.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×