Europiani i mundjes/ Medalje e argjendtë për Shqipërinë, Dudaev bie vetëm në finale

Mundësi që përfaqëson vendin tonë, Islam Dudaev, i ka dhuruar Shqipërisë medaljen e argjendtë. Ai  u mposht vetëm në finale në peshën 65 kg në stilin e lirë nga rusi Bashir Magomedov, në Europianin e Mundjes që zhvillohet në Tiranë.

Sa i takon rrugëtimit, Dudaev eleminoi në fazën kualifikuese turkun Ahmet Duman, ndërsa në çerekfinale, ai kaloi pengesën e gjeorgjianit Nika Zakashvili. Në gjysmëfinale, Dudaev shkëlqeu ndaj  Islam Guseinovit.

Mundësi Dudaev ka një karrierë të shkëlqyer ndërkombëtare, ku numërohen shumë arritje. 31-vjeçari u shpall kampion i Evropës në vitin 2024 dhe fitues i medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike në Paris.

Me rezultatet që i japin të drejtë në shumicën e garave ndërkombëtare, përformancat e viteve të fundit të tij e shndërrojnë atë në një nga më të mirët.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×