NBA/ Avancon më tej Spurs, Boston humbet shansin e artë, Knicks marrin epërsinë ndaj Hawks

Pas Oklahoma, ekipi i San Antonio bëhet i dyti që siguron një biletë për në gjysmëfinalet play off në Konferencën e Perëndimit. Spurs mposhtën të marten në mbrëmje 114-95 Portland, duke fituar 4-1 serinë e takimeve. Për skuadrën teksane, 6 basketbollistë realizuan mbi 10 pikë.

Në Konferencën e Lindjes, skuadra e Boston u surprizua teksa u mund në shtëpi 113-97 nga Philadelphia, duke humbur një shans të mirë për të avancuar më tej. Për miqtë, Joel Embiid realizoi 33 pikë, mbështetur nga Maxey me 25 pikë. Gjithsesi, Boston udhëheq 3-2 serinë e takimeve.

Po në Lindje, skuadra e New York mundi thellë 126-97 Atlanta dhe tashmë udhëheq 3-2 serinë e takimeve. Një ndeshje e shkëlqyer e Jalen Brunson, që realizoi 39 pikë për skuadrën njujorkeze, që është një fitore larg kualifikimit në gjysmëfinale.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×