Okazion për Superioren, ish-mesfushori i Partizanit dhe Skënderbeut në pritje të kontratës së re

Dean Liço është aktualisht pa ekip. Mesfushori 26-vjeçari e mbylli me Boluspor në Ligën e Parë turke, pasi i hodhi në gjyq për detyrimet e prapambetura.

Nuk përjashtohet rikthimi i tij në Abissnet Superiore. Liço largohej si lider nga Skënderbeu në verën e vitit 2024, kur të kuqtë vendosën ta shisnin tek Igdir në Turqi.

26-vjeçari luante edhe me Partizanin, por pa lënë gjurmë. Te Skënderbeu bëri mjaft mirë duke regjistruar 63 paraqitje.

Liço po ashtu ka luajtur edhe me moshat e Kombëtares. Skënderbeu do të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptar në edicionin e ardhshëm, prandaj dhe rikthimi nuk do të ishte surprizë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×