
Avokati Edmond Petraj ka bërë thirrje për ndryshime të menjëhershme në sistemin e paraburgimit, duke u ndalur veçanërisht te kushtet në të cilat po mbahet ish-presidenti Ilir Meta.
Ai theksoi se Meta po përjeton stres dhe ankth të theksuar, duke shtuar se në një vit është vërejtur një “deformim i jashtëzakonshëm” në gjendjen e tij.
“Çdo i paraburgosur ka përfaqësuesin e vet ligjor dhe duhet verifikuar nëse ka elementë diskriminimi brenda qelisë. Nuk mund të ketë asnjë formë torture,” u shpreh Petraj.
Ai kërkoi një riformatim të plotë të sistemit të paraburgimit, duke përfshirë përmirësimin e kushteve bazë të jetesës, si akomodimi, ushqimi dhe trajtimi dinjitoz i të ndaluarve. Sipas tij, ushqimi duhet të standardizohet përmes shërbimeve catering dhe familjarët nuk duhet të mbajnë barrën e furnizimit të të afërmve në burg.
Petraj vuri theksin edhe te nevoja për programe rehabilitimi për të burgosurit, duke theksuar se kjo kërkon ndërhyrje ligjore dhe politika më tolerante.
Sipas Petrajt, përdorimi i “kafazit të xhamtë” në sallat e gjyqit duhet të eliminohet, pasi cenon dinjitetin e të paraburgosurve dhe krijon presion të panevojshëm psikologjik.
Në lidhje me proceset gjyqësore, ai sugjeroi që çështjet e rëndësishme, sidomos ato në kuadër të luftës kundër korrupsionit, të transmetohen live për publikun, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e dëshmitarëve.
Duke iu referuar çështjes së Metës, Petraj tha se ai duhet të ketë mundësinë të përballet drejtpërdrejt me provat e paraqitura nga organi i akuzës. Ai shtoi se situata e tij është e ndryshme nga ajo e Erion Veliaj, por në të dy rastet duhet të garantohet e drejta për një proces të rregullt dhe ballafaqim me provat dhe dëshmitarët.
Edmond Petraj: Pjesa e kafazit të xhamtë duhet të eleminohet. Meta po përjeton stresin ankthin e problematikën e madhe. Ka deformim të jashtëzakonshëm të Metës në 1 vit, një transformim që nuk më pëlqeu. Ai ka përfaqësuesin e vet dhe duhet të shohësh nëse ka diskriminim brenda qelisë. Duhet të kemi një riformatim dhe rregullim të pjesës së paraburgimit, duhen krijuar të gjitha kushtet kur izolohet.
Ai nuk mund të jetë pjesë e torturës. Pjesa tjetër është ushqimi, por të paraburgosurit dhe të burgosurit nuk e preferojnë ushqimin e burgut.
Sduhet të angazhohen familjarët me ushqimin që e marrin në 1 javë. Kjo duhet standardizuar, ta marrin catering dhe të krijojnë akomodim të brendshëm që nga krevatet, frigoriferët, të burgosurit duhet të futen në program rehabilitimi.
Kjo kërkon një program të vecantë. Fillon nga ligji, nëse nuk është tolerant,
Gjyqet duhen transmetuar pasi njerëzit duhet ta dinë qe jemi përballë një procesi në luftën kundër korrupsionit dhe dosje të cështjeve të vecanta duhet të transmetohen live por duhen gjetur forma të caktuara për dëshmitarët.
Meta ka shansin dhe momentin ideal që cdo provë që ka paraqitur organi i akuzës të jetë në ballafaqim direkt me të.
Situata e Metës është ndryshe me Veliajn, është situatë tjetër, por dhe Veliajt i jepet mundësia që cdo lloj prove ta ballafaqojë e të sjellë dëshmitarë.
and then