
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti I rëndë që ndodhi mesditën e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Banorët thonë se të aksidentuarit janë 2 vëllezër me origjinë nga Berati dhe kushëriri i tyre i ardhur nga Puka.
Një nga vëllezërit dhe kushëriri i tyre mbetën të vdekur në vend nga përplasja fatale e automjetit që drejtohej nga Nikoll Radaçi ndërsa vëllai tjetër është plagosur rëndë dhe po dërgohet në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ata thonë se kjo rrugë ku ndodhi aksidenti është burim aksidentesh dhe ata janë ankuar gjithmonë.
“Njërit nga vëllezërit iu këput koka, i mori zvarrë automjeti”, thonë banorët, teksa shtojnë se babai i 2 vëllezërve ndodhet në Itali për kurim pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.
and then