
Përurohen ambientet e reja të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion. Kreu i GJKKO, Erion Bani ka qenë i pari që mori fjalën në ceremoni.
Ai tha se zgjidhet pikërisht dita e drejtësisë, për të inauguruar ambientet e reja të godinës.
“Godina e re është bërë me mbështetje të BE, si vlerësim për institucionet e drejtësisë. Sot shënojmë një ngritje të standardit profesional të kësaj gjykate, më pranë qytetarit. Drejtësia është, para së gjithash, një shërbim për qytetarin. Gjykata nuk ekziston për veten e saj, por për qytetarin dhe për besimin publik. Ambienti ku jepet drejtësi është pjesë e vetë mesazhit të drejtësisë dhe e cilësisë së saj. Frymëzimi për këtë transformim erdhi nga përvoja në gjykatat e Shteteve të Bashkuar. Infrastruktura gjyqësore është pjesë e kulturës së drejtësisë dhe e autoritetit të ligjit. Ky transformim nuk është luks, por domosdoshmëri institucionale dhe përgjegjësi ndaj qytetarit.”, tha ai.
and then