
Ndërtimi pa leje që u zbulua nga policia të enjten në Sarandë, dyshohet se është bërë shkak për ngjarje kriminale në këtë qytet. Burime nga policia bëjnë me dije se prona ka qenë në emër të Isuf Jaçajt, i cili u vra me tritol në makinën e tij në tetor të 2025.
Ka dyshime se një grup kriminal me bazë në Kamëz, të ketë kryer shpërthimin me tritol, por të jenë autorë edhe të ngjarjeve të tjera në qytetin e Sarandës.
Së fundmi në pronën e marrë me dhunë nga ky grup, po ndërtohej një beach bar, që do vihej në funksion për sezonin veror. Për lejimin e kësaj prone dyshohet se është marrë ryshfet nga shefi i komisariatit të policisë Sarandë, dhe tre vartësit e tij të cilët u ndaluan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
and then