
Prezantimi blic, i papritur i Rolando Maran, kapi “mat” pjesën më të madhe të opinionit sportiv. Në një kur të gjithë diskutonin dhe aludonin në lidhje me të ardhmen e Sylvinho-s, Duka prezantoi në ditën e largimit të brazilianit trajneri i ri të ekipit përfaqësues, për më tepër një emër që nuk ishte lakuar kurrë më parë dhe për pjesën më të madhe një emër pak ose aspak i njohur.
Përtej befasisë, për mënyrën e prezantimit dhe emrat që përfaqëson, fakt është që Rolando Maran ka firmosur një kontratë për 1 vit e gjysmë, deri në 2028, por me opsioni rinovimi automatik në rast se Shqipëria siguron një biletë për në “Euro2028”, praktikisht e njëjta formulë e ndjekur edhe me Sylvinho-n. Maran vjen si një opsion “low-cost”, me pak kosto pasi do të përfitojë afro 30 mijë euro në muaj.
Në konferencën e jashtëzakonshme të FSHF-së, fjalën i pari, pas Dukës, e kishte Sylvinho, me këtë fundit që zgjodhi të largohej me falënderime, pa mllef, por nga Brazili kanë një tjetër version në lidhje me negociatat për të rinovuar kontratën e tij me FSHF. Ndryshe nga ajo që theksoi presidenti i FSHF-së, se mes palëve kishte një konsensus për të mos vijuar bashkëpunimin, Gazeta Esportiva shkruan se Sylvinho u largua pasi Duka vendosi të mos i ofrojë rinovimin e kontratës.

and then