VIDEO/ Dosja “Veliaj”, ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka del nga SPAK pas 2 orësh

Ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ish-deputetja socialiste qëndroi për rreth dy orë në ambientet e SPAK, ndërsa në dalje nuk dha deklarata për mediat lidhur me arsyen e paraqitjes apo pyetjet e prokurorëve.

Socialistja po hetohet nga SPAK për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas Prokurorisë së Posaçme, deputetja ka ndërhyrë në hetimet e SPAK ndaj Erion Veliaj në dhjetor të vitit 2024.

Kjo vepër penale përfshin kryerjen e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj.

Në deklaratat e saj të mëparshme, Bushka është shprehur se ka njohje me Veliajn dhe Xoxen dhe miqësi të vjetër me ta, por kurrë nuk ka interferuar në paligjshmëri.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×