Tritol marketit të babait të tyre/ Dy vëllezërit në kërkim për atentatin ku mbeti i plagosur polici Kumaraku, saga e hakmarrjeve

Zbardhen detaje nga shpërthimi me eksploziv që u regjistrua sot në një market në zonën e Shkozës në Tiranë.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për se biznesi është në pronësi të Lulzim Likës, babait të Aldo dhe Ali Likës, të shpallur në kërkim për atentatin e një jave më parë ndaj Kejdi Spajës, ku mbeti i plagosur polici Anxhelo Kumaraku. Ngjitur me marketin ndodhet edhe një lokal i cili është në pronësi të vëllait tjetër të Likëve.

Ngjarja dyshohet të jetë hakmarrje e atentatit të 18 majit, megjithatë deri tani nuk dihet autori. Autori i ngjarjes së sotme, është i maskuar mirë dhe largohet nëpër rrugica në këmbë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×