Padeborn “prek” elitën, Wolfsburg humbet finalen e mbijetesës, zbret për herë të parë nga Bundesliga

Wolfsburg humbi sfidën e kthimit të Play Out e mbijetesës 2-1 ndaj Padeborn duke zbritur nga Bundesliga për herë të parë në historinë e klubit

Wolfsburg e nisi ndeshjen në mënyrën më të mire të mundhsme me golin e shpejtë të Dzenan Pejcinovic, por kartoni i kuq i Joakim Maehle ndryshoi gjithçka. Paderborn barazoi me Filip Bilbija, ndërsa 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan në barazim. Për të sigluar suksesin e Padeborn mendoi Laurin Curda, që goditi saktë fluturimthi pas një krosimi nga e majta, duke realizuar golin e fitores.

Me këtë sukses, Paderborn rikthehet në Bundesligë, ndërsa Wolfsburg mbyll një epokë 29-vjeçare në elitën e futbollit gjerman, duke zbritur në Bundesligën 2.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×