Dyshohet se u mbyt, gjendet një trup i pa jetë në Fier

Një person është gjetur i pajetë pranë rrugës që lidh fshatrat Radostinë dhe Vadhiz të Fierit. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është gjetur i mbytur, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore në vendngjarje, trupi i pajetë është transportuar drejt morgut, ku pritet të kryhen procedurat përkatëse dhe ekspertiza mjeko-ligjore

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Pritet që policia të japë informacion zyrtar në vijim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×