Milan, Iraola i përzgjedhur prej një muaj. Rangnick për Drejtor Sportiv

Në Milano, në pjesën kuqezi, është një koas total, një situatë e paprecedent për një klub kaq të madh. Shkarkimi në bllok i të gjithë kupolës drejtuese, përfshi këtu edhe trajnerin Allegri, e bën edhe më të rendë të gjithë tablonë, pasi mediat italiane kanë zbuluar disa skenarë që flasin për konflikte verbale dhe fizike, për blerje me mik, për përçarje mes drejtueseve, një situatë e pa dëgjuar më parë që pritet të ketë një efekt domino të fortë edhe në vijim. I shpëtuari i vetëm është Zlatan Ibrahimovic, me suedezin që ka nisur menjëherë punën për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. Dy janë çështjet që kërkojnë një zgjidhje të shpejtë, ajo e trajnerit dhe e Drejtorit të ri Sportiv.

La Gazzetta
La Gazzetta

La Gazzetta dello Sport shkruan se i përzgjedhuri i dyshes Ibra-Cardinale për të pasur Max Allegrin është Andoni Iraola. E përditshmja italiane zbulon se Iraola nuk është një zgjedhje në të nxehtë, një emër i vendosur në 48 orët e fundit, përkundrazi, është një emër që në shtëpinë e Milan ka qarkulluar prej kohësh. Një muaj më parë, Furlani dhe Moncada kanë vendosur kontaktet e para me Iraola-n, ndërsa më pas është zhvilluar një tjetër raund ku të përfshirë kanë qenë edhe Ibra me Cardinalen. Këtë herë, raundi i tretë pritet të jetë përcaktues ku Ibra dhe Cardinale do të paraqiten me një ofertë zyrtare: një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit dhe një pagë prej 4 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Ralaf Ran
Ralaf Ran

Në lidhje me Drejtorin e ri Sportiv, Ibra dhe Cardinale i janë rikthyer edhe një herë një objektivi të vjetër, Ralf Rangnick, trajneri aktual i Austrisë. Rangnick e ka refuzuar më herët ofertën e ardhur nga Milan, nuk do jetë e lehtë as këtë radhë për më tepër që është i angazhuar me përfaqësuesen e Austrisë në Botëror.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×