Zjarri te Drejtoria e Policisë Tiranë/ Zbardhet shkaku, ja si nisi vatra e flakëve që alarmoi efektivët (Detaje)

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me zjarrin që përfshiu pasditen e sotme ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Raportohet se vatra e zjarrit ka nisur në katin e poshtëm të godinës. Flakët kanë filluar fillimisht në dysheme, ku janë djegur disa kabuj elektrikë.

Ka qenë reagimi i vetë punonjësve të policisë ai që ka parandaluar përhapjen e flakëve, pasi efektivët kanë ndërhyrë menjëherë duke e fikur zjarrin me fikëset e dorës që ndodheshin në institucion.

Nga ekspertiza paraprake, dyshohet se shkak për këtë incident ka qenë një mbingarkesë në rrjetin elektrik.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×