
Rolando Maran nis zyrtarisht aventurën e ti në krye të Shqipërisë, me teknikun italian që publikoi listën e tij të parë si kuqezi. Në vigjilje të dy testeve miqësore kundër Izraelit dhe Luksemburgut, Maran vendosi t’i besojë bazës së ekipit përfaqësues, kjo ishte e pritshme dhe logjike, por në të njëjtën kohë nuk mungojnë as emrat surprizë. Për herë të parë, Luis Hasa, lojtari në pronësi të Napolit, i cili ka qenë pjesë e të gjithë ekipeve zinxhirë të Italisë, deri në U-21, vendosi të pranojë ftesën e FSHF-së për të përfaqësuar vendin e tij të origjinës, Shqipërinë. Pwr herw tw parw ftohet edhe portieri i Partizanit, Pano Qirko.
Janë rikthyer në Kombëtare Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Taulant Seferi dhe Cristian Shpendi.
Ndërkohë, mungojnë për arsye dëmtimi Thomas Strakosha, Ernest Muçi, Nazmi Gripshi dhe Rey Manaj.
Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Alen Sherri, Simon Simoni dhe Pano Qirko.
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Bujar Pllana, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Andi Hadroj.
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Taulant Seferi dhe Anis Mehmeti.
Sulmues: Mirlind Daku, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.
Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 1 qershor, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”. Biletat për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut mund t’i blini online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

and then