Roland Garros/ Avancon Djokovic, Zverev kalon pa probleme, te femrat eleminohet Rybakina

Spektakël, surpriza dhe shumë emocione në Roland Garros. Novak Djokovic siguroi kualifikimin për në raundin e tretë, por kampioni serb u detyrua të luftojë për afro katër orë ndaj francezit Valentin Royer. Numri 3 i botës fitoi me rezultatin 6-3, 6-2, 2-6, 7-6, në një sfidë që u komplikua ndjeshëm pas humbjes së një match point-i në setin e tretë. Megjithatë, eksperienca e 39-vjeçarit bëri diferencën në momentet vendimtare.

Vijon rrugëtimin edhe Alexander Zverev. Gjermani, një nga favoritët për titullin, kaloi pa vështirësi çekun Tomas Machac në tre sete të shpejta, duke dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund. Në raundin tjetër, Zverev do të përballet me francezin Quentin Halys.

Ndërkohë, një nga përballjet më dramatike të ditës ishte ajo mes Jakub Mensik dhe Mariano Navone. Talenti çek triumfoi vetëm pas pesë orësh lojë dhe një super tie-break-u vendimtar në setin e fundit. Në fund të sfidës, Mensik pati probleme fizike për shkak të temperaturave të larta dhe u ndihmua nga stafi mjekësor në fushë.

Kualifikim edhe për talentin spanjoll Rafael Jodar, që vazhdon të surprizojë në Paris, ndërsa më tej kaluan edhe Andrey Rublev dhe Karen Khachanov.

Te femrat, turneu regjistroi surprizën e madhe me eliminimin e Elena Rybakina. Tenistja kazake u përmbys nga ukrainasja Yuliia Starodubtseva pas tre seteve dhe largohet shumë herët nga Roland Garros.

Ndërsa pa probleme vazhdon marshimin Iga Swiatek. Katër herë fituesja e turneut dominoi edhe në raundin e dytë dhe konfirmon statusin si një nga favoritët kryesorë për triumfin final në Paris.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×