
Arsenali është gati për natën më të rëndësishme të sezonit. Vetëm dy ditë para finales së Champions League ndaj Paris Saint-Germain, trajneri Mikel Arteta ka dhënë mesazhe besimi dhe ambicieje për skuadrën londineze.
Tekniku spanjoll theksoi se suksesi i Arsenalit është ndërtuar mbi vazhdimësinë e projektit dhe dëshirën për të inovuar vazhdimisht. “Duhet të vazhdojmë të jemi inovatorë dhe të përmirësohemi vazhdimisht. Vetëm kështu mund të vazhdojmë të fitojmë”, ishte mesazhi i trajnerit spanjoll në prag të finales europiane.
Për “Topçinjtë”, kjo finale përfaqëson një moment historik. Arsenali rikthehet në finalen e Champions League pas shumë vitesh dhe synon të fitojë për herë të parë trofeun më prestigjioz europian për klube.
Nën drejtimin e Artetës, skuadra londineze ka njohur një rritje të jashtëzakonshme sezon pas sezoni, duke u rikthyer mes ekipeve më të forta në Europë dhe duke fituar respekt në arenën ndërkombëtare.
Tashmë vëmendja është e gjitha te finalja e madhe që do të luhet në “Puskás Arena” të Budapestit, aty ku Arsenali dhe Paris Saint-Germain do të përballen për trofeun më të lakmuar të futbollit europian.
and then