Aksident i rëndë në Darëzezë! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, ndërron jetë drejtuesi

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e re drejt Darëzezës.

Një automjet pasi ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara ka përfunduar i përmbysur ne kanalin anësor të rrugës, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe shërbimet zjarrfikese të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti i shkatërruar totalisht ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×