
Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Aurel Boriçin dhe dy ish-zyrtarët e IMT, Sokol Qehajaj dhe Rexhina Rakipi. Ndërkohë u dënuan me 9 muaj burg, për falsifikim, Shyqyri Maloku, si dhe 6 muaj Aleksandra Mahmutllari, që sipas gjykatës konvertohet në “punë në interes publik”.
Ata akuzoheshin për dyshime për abuzime me detyrën në lidhje me prishjen e një pallati në Kombinat pas tërmetit, por pa vendim të këshillit bashkiak.
Sipas Gjykatës Prokuroria nuk arriti që të provojë akuzën ndaj të dyshuarve në lidhje me këtë çështje.
and then