
Një zjarr ka rënë në zonën e Ranës së Hedhun, duke u përhapur me shpejtësi në drejtim të zonës me pisha.
Flakët janë favorizuar nga bimësia e dendur në terren, duke vështirësuar ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve
Zjarri raportohet se është pranë disa strukturave akomoduese të zonës, ndërsa po bëhen përpjekje për të shmangur përhapjen e mëtejshme dhe rrezikun për objektet përreth.
and then