
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksionin e SPAK, që ndërmori një seri kontrollesh për çështjen e tjetërsimit të pronave në zonën e Zvërnecit.
Gazetarja Klodiana Lala në një raportim live për News24, tha se mes personave ku po ushtrohet kontroll është edhe Pëllumb Petriti, ish-avokat, i cili dyshohet se ka luajtur rol në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë në favor të Artur Shehut. Kontroll po mbahen edhe te Redi Struga, inxhinier dhe administrator i kompanisë projektuese “InfraKonsult” sh.p.k.
“SPAK po heton prej disa kohësh një skemë të tjetërsimit të pronave. Për këtë çështje po protestohet dhe në Tiranë. Në zonën e Zvërnecit do të ndërtohen dy resorte, nga dhëndri i Trump. Mes personave ku po ushtrohet kontroll është edhe Pëllumb Petriti, ish-avokat, i cili dyshohet se ka luajtur rol në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë në favor të Artur Shehut. Kontroll po mbahen edhe te Redi Struga, inxhinier dhe administrator i kompanisë projektuese “InfraKonsult” sh.p.k.
Ai konsiderohet me lidhje të dyshimta. Nga të dhënat, kompania e Strugës i ka blerë pronat nga zotërues të tjerë, përfshirë kompaninë “SERE” të grupit Balfin. Struga shërben përmes kompanisë “Albanian Land Development” si ura lidhëse me vëllezërit miliarderë Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat nga Katari, të cilët investojnë krah Kushnerit. Dy ditë më parë një person tentoi të hynte në pjesën brendshme ku po zhvillohet prona, por ai u tërhoq zvarrë nga policia private, që kundërshtuan dhe policinë e shtetit. Nga përgjimet rezulton se kanë falsifikuar mijëra hektarë tokë dhe më pas kaluan dorë më dorë. Po ushtrohet kontroll edhe ndaj Leonard Bishës, ndërsa nuk dihet se për çfarë konkretisht. GJKKO e nisi hetimin për Artur Shehun për dyshime të pastrimit të parave. SPAK mendon se ka siguruar prova që i çojnë drejt një mekanizmi për akuzim me pronat dhe pastrim parash.”, tha Lala.
and then