FOTO/ Kvaratskhelia, lojtari më i mirë i sezonit, PSG “pushton” formacionin ideal në Champions

10 gola dhe 6 assiste në 16 ndeshje në këtë edicion të Champions League. Këto janë shifrat e Khvicha Kvaratskhelia, me gjeorgjian që shfaqi një formë fantastike duke u vlerësuar nga UEFA si lojtari më i mirë i këtij turneu. Kvara tregoi klasin e tij edhe në finalen e madhe përballë Arsenal ku fitoi dhe një 11-metërsh, i transformuar në gol nga Dembele.

Në ndeshjet e tij epike këtë edicion spikat “tripleta” kundër Chelsea-s në 1/8, goli kundër Liverpool, apo “dopjeta” ndaj Bayern Munich në fazën gjysmëfinale. Pa diskutim, Kvara ishte lojtari që bëri diferencën në këtë edicion të Champions, një super lojtar, i aftë të bëjë diferencën edhe në ndeshje të mëdha.

Formacioni
Formacioni

Ashtu siç prej, PSG dominoi edhe në formacionin më të mirë të këtij edicioni në Champions League. Pesë lojtarë të PSG u përzgjodhën në 11-tshen ideale. Nuno Mendes dhe Marqinho-s në mbrojtje, Vitinha në mesfushë dhe dyshja Kvara-Dembele në sulm.

Arsenal, finalisti i këtij edicioni në Champions, përfaqësohet me 3 lojtarë, portieri Raya, mbrojtësi Gabriel dhe mesfushori Rice.

Me dy lojtarë në formacionin ideal përfaqësohet edhe Bayern Munich, Harry Kane dhe Olise. Në formacionin më të mirë ka vend edhe për një lojtar të Atletico Madrid, Llorente.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×