
Në provën gjenerale, përpara startit të Botërorit, Brazili luan “tenis” me Panamanë, me ekipin e Ancelottit që dhuroi spektakël duke triumfuar me rezultatin e thellë 6-2. Tekniku italian zgjodhi t’i besojë majën e sulmit, Matheus Cunha, i mbështetur nga Vinicius-Raphinha dhe Luis Henrique. Dy minuta lojë i mjaftuan yllit të Real Madrid, Vinicius jr të shënonte golin e parë me një goditje shumë të bukur nga distanca. Festa nuk gjati shumë pasi në minutën e 14-të, sulmues i Man.United, Cunha ishte i pafat, ku një devijim kapi në kundra kohë Alision duke bërë që rezultati të barazohej në 1-1. Vinicius jr bëri sërish protagonistin ku në minutën e 39-të futi një kros perfekt në zonë, aty ku Casemiro me kokë rikthehu edhe një herë Brazilin në avantazh. Me fillimin e pjesës së dytë, Ancelotti bëri një rotacion total duke kryer 10-të zëvendësime të menjëhershme.
Nga minuta e 53-të deri në të 63-të, Brazili gjeti tre herë rrugën e rrjetës, me Rayan, Lucas Paqueta dhe Thiago, tre gola të shpejtë që praktikisht mbyllën llogaritë me Panamanë. Ancelotti nuk hoqi dorë nga faza sulmuese dhe në minutën e 81-të Danilo realizoi edhe golin e 6-të. Panamaja ishte e pafuqishme për të reaguar, goli i tyre i dytë në minutën e 84-të ishte thjesht për statistika.
Pas ndeshjes, Ancelotti u shfaq shumë i kënaqur me atë që ekipi i tij dhuroi në këtë miqësore: “Ishte një mbrëmje fantastike, na dha shumë kënaqësi dhe besimin që duhej”, u shpreh Ancelotti.
and then