Aksident i shumëfishtë në aksin Levan-Tepelenë/ Tre të plagosur, mes tyre edhe dy shtetas gjermanë (VIDEO)

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në  autostradën Levan- Tepelenë në vendin e quajtur Fratar në Mallakastër.

Të paktën pesë automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe  si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar tre persona, mes tyre edhe dy shtetas gjermanë, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti zinxhir.

Ndërkohë si pasojë e aksidentit trafiku u paralizua për minuta të tëra duke shkaktuar radhë kilometrike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×