Përballja ndaj Shqipërisë, ndihmës-trajneri i Izraelit: Bëjmë maksimumin për fitore

Ndihmës-trajneri i Izraelit, Gal Cohen tregoi këndvështrimin e tij në prag të miqësores ndaj Shqipërisë.

“Sigurisht që është një situatë ndryshe tek Shqipëria me një trajner të ri, por e njëjta situatë është edhe me ne duke qenë se ndodhemi në Tiranë pa trajnerin tonë, i cili ka patur një situatë shëndetësore për të cilën ne i urojmë shërim të shpejtë. Dhe të mërkurën shpresojmë ta bëjmë krenar. Presim që të jetë një ndeshje e vështirë duke qenë se Shqipëria është një skuadër e mirë. Ne shpresojmë të marrim rezultatin pozitiv në këtë miqësore”, ka thënë Cohen.

Edhe kapiteni i Izraelit, Eli Dasa, dha mendimin e tij.

“Nuk mund të jetë një ndeshje miqësore kur luan me një skuadër të nivelit të lartë si Shqipëria. Janë disa lojtarë të Shqipërisë me të cilët kam luajtur dhe kam shumë miqësi, sidomos me Armando Brojën. Me Dakun, Mitajn dhe Uzunin kemi luajtur në Rusi. Edhe pse është një ndeshje miqësore nuk mund të pretendoj të luaj miqësisht. Veçanërisht me lojtar si Broja, që ndryshe të shkatërron. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe e vështirë”, ka thënë Dasa.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×