
Armando Broja mbylli një tjetër sezon zhgënjyes, me “bomberin” kuqezi që nuk arriti të linte gjurmë as në radhët e Burnley, ku pjesën më të madhe e kaloi mes infermierisë dhe stolit. Për herë te parë, pas disa huazimeve në serie, Broja u transferua te Burnley me titull definitiv, por as kjo lëvizje nuk pati imapktin që Broja dhe tifozët kuqezi shpresonin. Fundi ishte shumë i hidhur, me ekipin e tij që nuk arriti të mbijetojë në Premier League. Ashtu siç është bërë shpesh traditë, në çdo sesion të merkatos, emri i sulmuesit kuqezi është gjithnjë prezent.
Nga Italia, bëjnë me dije se Broja është një opsion konkret për ekipin e Lazio-s. La Repubblica shkruan se Genaro Gattuso, trajneri i ri i Lazio-s, i ka kërkuar presidentit Lotito një sulmues të ri, një numër nëntë, i aftë të bëjë repartin i vetëm.

Gjithnjë sipas La Repubblica-s, Broja nuk dëshiron të luajë në Championship sezonin e ri, për këtë arsye është i hapur për të dëgjuar ofertat që mund të vijnë në drejtim të tij gjatë kësaj merkatoje. Burnley e vlerëson kartonin e Brojës me 12 milionë euro, një shifër që Lazio vështirë se mund ta investojë, por ekipi kryeqytetas kërkon sulmuesin në formë huazimi.
Kjo lëvizje mund t’i shkojë përshtat edhe ekipit anglez, me këta të fundit që investuan 23 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga Chelsea.
and then