VIDEO/ Merr flakë urbani në Durrës, zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët. Shkak dyshohet se…

Një autobus i linjës Durrës–Spitallë u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje gjatë ditës së sotme.

Ekipet zjarrfikëse ndërhynë dhe vunë nën kontroll situatën në kohë, duke shmangur pasoja për pasagjerët dhe drejtuesin e mjetit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në motor.

Ndërkohë rrethanat e plota të ngjarjes janë ende në verifikim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×