EMRI/ I dënuar në Itali për trafik droge dhe kanosje, arrestohet 54-vjeçari, pritet ekstradimi (VIDEO)

Si rezultat i informacionit të siguruar mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, menjëherë u organizua dhe u finalizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale operacioni i koduar “Operacionalja 95”.

Gjatë operacionit, shërbimet e DFPO-së kapën në Kurbin shtetasin Gjin Nikollaj, 54 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kanosja”.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×