
Me një super Olise dhe me një fazë ofensive “shpërthyese”, Franca edhe këtë Botëror është mes përfaqësueseve favorite për të triumfuar në “FIFA2026”. Ylli i Bayern Munich dhuroi një paraqitje fantastike përballë Irlandës së Veriut duke realizuar një “tripletë” golash. Didier Deschamps përkëdhel sulmuesin e Bayern, i vetëdijshëm se me një Olise në top-formë, Franca ka edhe më shumë shanse për të fituar në Botëror, i fundit për Deschamps në krye të gjelave:
“Në këtë nivel na shërben shumë Olise. Michael po shkëlqen falë sezonit që zhvilloi me Bayern, por edhe me ne. Ka kaluar disa etapa që i kanë dhënë besim. Ai ka dhe një aftësi të shkëlqyer për të qenë gjithnjë i impenjuar në maksimum. Atij bravo i qoftë që erdhi në këtë Botëror në formë optimale”, u shpreh Deschamps duke u ndalur më pas te kapiteni Kylian Mbappe, me këtë të fundit që nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës në dy testet e fundit miqësore, por ky fakt nuk e shqetëson Deschamps:
“Ka pasur disa raste, por nuk është treguar cinik. Më ka thënë se i ka ruajtur për në Botëror, pra nuk ka asnjë shqetësim për mua”, theksoi Deschamps duke bërë në fund edhe një koment në lidhje me faktin se ky do të jetë turneu i fundit i tij në krye të gjelave:
“Është një cikël që mbyllet. Nuk është se kam një nostalgji për atë që ka ndodhur, për mua është si të jetë ndeshja e parë, është një mundësi e shkëlqyer edhe për mua për të dhënë më të mirën time”, përfundoi trajneri i Francës.
and then