Afrime nga porta në sulm, e konfirmon Gvozdenoviç për Elbasanin: Jemi afër

Ivan Gvozdenoviç foli dje nga stadiumi “Elbasan Arena”. Verdheblutë kanë filluar përgatitjet në prag të sezonit të ri, ndërsa në fokus është turi i parë i Ligës së Konferencës.

“Deri tani e gjitha në rregull. Dita e parë. Ne jemi gati për stërvitje, ishte një pushim i shkurtër por i mjaftueshëm. Ne jemi gati dhe do fillojmë sot.

Me disa lojtarë kemi firmosur. Deri tani jam shumë i lumtur dhe kënaqur sepse e di unë, stafi dhe drejtuesit, kemi nevojë. Do provojmë të formojmë ekipin për Europë. Nuk është e thjesht sepse nuk kemi shumë kohë. Por deri tani klubi ka bërë punë të mrekullueshme. Ne jemi në rrugën e duhur. Kemi nevojë për 2-3 lojtarë të tjerë, por ne jemi afër nëse mund të them kështu.

Kemi nevojë në çdo repart për një lojtar. Duke filluar nga porta, një qendërmbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues. Kjo është që kemi nevojë.

Çfarë presim? Varet dhe nga shorti. Pas nuk e di sa vitesh ne jemi në Europë. Nuk mund të flasim shumë, kemi nevojë për shumë punë. Do provojmë të bëjmë paraqitje të mirë. Dhe do prezantojmë futbollin shqiptar në një mënyrë tamam, si gjithmonë. Kjo është deri tani si qëllim. Pastaj varet nga shorti dhe si do shkojë turi i parë”, u shpreh Gvozdenoviç.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×