
Barazimi 1-1 i Zvicrës ndaj Katarit lë një shije të hidhur për Helvetët, në ndeshjen e parë të Botërorit. Mantho Prokopi, gazetari i ftuar në “Botërori Amerikan” tha se ky gabim mund t’iu kushtojë shumë zviceranëve, por theksoi se ka vend për të shmangur më të keqen.
“Ishte thjeshtë ndeshja e parë ku ndikojnë shumë faktorë, por ky rezultat i lë shumë punë Zvicrës për të rikuperuar. Bosnja dhe Kanadaja, janë rival që mund të kalohen, por duhet që Helvetët të mbledhin veten.
Zvicra mund të rrezikojë vendin e parë. Ende i ka në dorë fatet e veta. Gjithsesi siç na ka mësuar Championsi, nuk ka problem nëse nuk del në vendin e parë.
Zvicra, nëse kërkon çerekfinale, i mjafton vendi i dytë. Nëse kërkon të shkojë larg, të dalë në vend të parë, pasi mund të ketë një rival më të lehtë në letër”.
and then