Refuzoi kontrollin fizik të çantës, avokati i Kryemadhit ndalohet të hyjë në GJKKO

Avokati Redi Llanaj, i cili mbron ligjërisht Monika Kryemadhin, nuk është lejuar të futet sot në ambientet e gjykatës.

Shkak është bërë refuzimi i tij për të hapur çantën personale për kontroll fizik.

Edhe pse çanta kaloi fillimisht në skaner, punonjësit e sigurisë kanë kërkuar një verifikim më të imtësishëm manual.

Pas kundërshtimit të avokatit për t’iu nënshtruar kësaj procedure, efektivët e sigurisë kanë zbatuar rregulloren duke i bllokuar atij hyrjen në institucion.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×