Fluks i lartë i automjeteve/ Radhë kilometrike në aksin kombëtar Tiranë-Elbasan

Fluksi i lartë i automjeteve që i janë drejtuar qyteteve dhe zonave turistike të juglindjes së vendit ka rikthyer radhët e gjata dhe trafikun e rënduar në aksin kombëtar Tiranë–Rrethrrotullimi i Bradasheshit-Elbasan.

Një nga segmentet më të ngarkuara rrugore gjatë sezonit veror.

Qindra automjete janë duke u përballur me pritje të gjata dhe lëvizje tepër të ngadalta, ndërsa kolona e mjeteve është shtrirë për disa kilometra, duke krijuar vështirësi të konsiderueshme për drejtuesit e automjeteve.

Trafiku është rënduar veçanërisht në hyrje të Elbasanit dhe në zonën e rrethrrotullimit të Bradasheshit, ku bashkohen disa akse rrugore dhe fluksi i mjeteve rritet ndjeshëm.

Shumë qytetarë nga kryeqyteti kanë zgjedhur fundjavën për t’u nisur drejt destinacioneve turistike të juglindjes, si Pogradeci, Korça, Prespa, Dardha, Voskopoja dhe zonat përreth, duke bërë që qarkullimi të rëndohet që në orët e para të pasditës së premte.

Përveç turistëve vendas, në këtë fluks kanë ndikuar edhe automjetet me emigrantë dhe vizitorë që ndodhen në Shqipëri gjatë sezonit këtij fillim sezoni veror.

Lëvizja “hap pas hapi” e mjeteve ka shkaktuar vonesa të shumta, ndërsa temperaturat e larta kanë vështirësuar edhe më tej situatën për drejtuesit dhe pasagjerët, të cilët janë detyruar të qëndrojnë për një kohë të gjatë në trafik.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×