Veliaj firmos zbatimin e vendimit të gjykatës, Alban Dokushi rikthehet në detyrë si sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrat për zbatimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit, duke mundësuar rikthimin në detyrë të Alban Dokushit, si sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës. Sipas njoftimit, urdhrat janë protokolluar në Bashkinë e Tiranës në zbatim të vendimit gjyqësor, i cili ka shpallur të pavlefshme aktet që çuan në largimin e Dokushit nga shërbimi civil.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Administrative e Apelit ka vlerësuar se vendimi për lirimin e Alban Dokushit nga detyra, si edhe urdhri për përfundimin e marrëdhënieve financiare, janë absolutisht të pavlefshëm, duke i konsideruar juridikisht sikur nuk kanë ekzistuar asnjëherë.

Sipas gjykatës, këto akte nuk kanë krijuar asnjë pasojë juridike, nuk kanë hyrë në fuqi dhe nuk mund të korrigjohen apo legjitimohen më vonë nga organi që i ka nxjerrë.

Vendimi i formës së prerë konfirmon përfundimisht rikthimin në detyrë të Alban Dokushit dhe përcakton se aktet e shpallura me pavlefshmëri absolute nuk prodhojnë asnjë efekt juridik që nga momenti i nxjerrjes së tyre.

Me firmosjen e urdhrave nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, vendimi i gjykatës hyn në fazën e zbatimit administrativ, duke i hapur rrugë rikthimit të Dokushit në funksionin që mbante para largimit nga detyra.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×