Roma akord total me Summerville, priten të nisin negociatat me londinezët e West Ham

Edhe Roma ka nisur lëvizjes e para në këtë merkato. Pas mbylljes së një sezoni pozitiv, ku verdhekuqtë arritën të siguronin pjesëmarrjen në Champions Ligë, skuadra e Gasperinit është në kërkim të një tjetër sezoni si protagonist. Nga mediat italiane mësohet se kryeqytetasi janë  shumë pranë goditjes së madhe në merkaton e verës. Pas dështimit të transferimit të Mason Greenwood, verdhekuqtë kanë përqendruar të gjitha përpjekjet te Crysencio Summerville. Klubi ka arritur marrëveshjen personale me sulmuesin holandez, i cili ka pranuar të ulë edhe kërkesat financiare për të veshur fanellën e Romës.

Tashmë vëmendja është zhvendosur te negociatat me West Hamin. Klubi anglez kërkon 45 milionë euro për kartonin e lojtarit, ndërsa drejtuesit romanistë synojnë ta mbyllin marrëveshjen me një shifër më të ulët.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×