
Tomas Tuhel do të vazhdojë të jetë trajneri i Anglisë të paktën deri në Europianin e vitit 2028, siç ka kontratën me Federatën Angleze. Kjo është ajo që raportojnë mediat ndërkombëtare të cilat kanë bërë të ditur se në klauzolat që mund ta largonin atë nga drejtimi i Anglisë nuk mund të aktivizohen më.
Sipas “The Athletic”, në marrëveshjen mes palëve kishte klauzola të veçanta për të mundësuar edhe ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit mes palëve nëse nuk arriheshin objektiva të caktuar. Por këto klauzola ishin deri për arritjen ne çerekfinalen e Botërorit. Nëse Anglia arriti deri në gjysmëfinale, asnjë nga klauzolat nuk mund të aktivizohej dhe kështu, sipas marrëveshjes, Federata nuk mund të ndërpresë pa dëmshpërblim të rëndë financiar akordin me Tuhel.
Problemi tjetër është se për momentin nuk ka një emër të tjetër me të cilin të mund të zëvendësohet gjermani. Në fakt ekziston një, Pep Guardiola, i cili kishte qenë zgjedhje e parë para emërimit të Tuhel në vitin 2024. Por pastaj ai rinovoi me Sitin dhe Federata ktheu sytë nga Tuhel. Fakti që Guardiola për momentin nuk i ka hapur dritën e gjelbër kthimit në pankinë kaq shpejt, bën që Federata Angleze të jetë e detyruar të vazhdojë me Tuhel. Për momentin…
and then