VIDEO/ Një viktimë dhe një i plagosur. Si ndodhi aksidenti me pasoja fatale në Tiranë, betonierja u përplas me “Audi-n” dhe ra nga rrethrrotullimi (DINAMIKA)

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë Teg. Shoferi i betonieres mësohet se ka humbur jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Gazetarja Xhensila Kodra, ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur, ndërsa paraprakisht mësohet edhe dinamika e aksidentit.

“Mjeti i tonazhit të rëndë është përplasur fillimisht me mjetin tip “Audi”, në pjesën e sipërme të rrugës ku ishin duke lëzivur mjetet dhe më pas ka rënë nga lartësia dhe ka përfundur në pjesën e poshtme të autostradës. Në momentin që ka rënë nga lartësia, ka zënë një tjetër automjet poshtë”, tha për News24 gazetarja Xhensila Kodra.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×