Në stadium u shfaq baneri “Kosova është Serbi”/ Klubi irlandez: Ai nuk ishte tifoz i yni

Klubi nga Irlanda, Larne ka reaguar menjëherë, pas shfaqjes së një baneri politik, në takimin me Crvna Zvezda në Champions League.

“Larne FC është në dijeni të një fotografie që po qarkullon nga ndeshja e mbrëmshme e Ligës së Kampionëve kundër FK Crvena Zvezda në Inver Park”.

“Gjatë pjesës së parë, një flamur me përmbajtje politike u shfaq mbi tabelat reklamuese në tribunën McKay. Sapo kjo u vu re, stafi i sigurisë së stadiumit reagoi menjëherë për ta hequr flamurin”.

“Mbrëmja e kaluar ishte historike për klubin, qytetin dhe gjithë komunitetin, duke mirëpritur një klub me madhësinë, reputacionin dhe historinë e FK Crvena Zvezda në stadiumin tonë. Kjo nuk duhet të zbehet nga veprimi i një individi të vetëm, i cili nuk është tifoz i Larne FC dhe ishte i pranishëm si neutral në tribunën vendase”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×