AXHENDA/ Klubi njofton ndryshimin, Tirana përballet me klubin e Superligës turke

Tirana ndodhet në Turqi për fazën përgatitore. Nesër do të zhvillojë edhe testin e parë miqësor.

Çorum, që është pjesë e Superligës turke në këtë sezon, njoftoi ndryshimin e axhendës. Nesër, më 25 korrik, ishte rezervuar takimi me Igdir që është zëvendësuar nga Tirana.

Sfida me bardheblutë do të luhet në “Bolu Von Resort 1 Nolu Sala”. Me orën shqiptare ky takim nis në 16:00.

Sfida me klubin turk do të shërbejë për Dean Klafuriç. Trajneri kroat mund të shikojë gjendjen aktuale të skuadrës, ndërsa ka mbetur një muaj nga fillimi i kampionatit.

Screenshot 2026-07-24 144628



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×