Botërori më i përfolur në histori? Infantino mesazh kritikëve: Më vjen keq që ju mundi urrejtja, por kemi punuar shumë

Ky Botëror është konsideruar si një nga ata që ka patur më së shumti probleme. Për këtë temë ka folur së fundmi Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili iu përgjigj kritikëve.

“Nga të gjithë ju që humbët mundësinë të shihnit fëmijë, foshnja, gjyshër dhe prindër të bashkuar për lojën e bukur, më vjen keq që ndeshjet tani kanë përfunduar dhe më vjen keq që humbët gjithë atë gëzim dhe bashkim. Më vjen keq që ishit aq të konsumuar nga urrejtja dhe kritikat, sa humbët gjithçka.

“Për të gjithë ata pas stilolapsave dhe letrave, pas ekraneve duke përhapur urrejtje dhe thashetheme të rreme, dua t’ju them se ndërsa ju rrini ulur, ne në FIFA jemi në vijën e parë duke organizuar, punuar fort dhe duke sjellë spektaklin më të madh në botë.”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×