
Antoni Xhoshua kaloi një provë të vështirë ndaj Kristian Prengës, por trajneri i tij, Iegor Golub, beson se kjo përvojë ishte një mësim i rëndësishëm për sfidat e ardhshme. Joshua u rrëzua brenda 20 sekondave të para dhe u vu nën presion të madh në raundin e parë, përpara se të rikthehej dhe ta mbyllte duelin me nokaut në raundin e dytë. Golub pranoi se momentet pas rrëzimit ishin ndër më të vështirat për të: “Pashë orën dhe kishin mbetur 2 minuta e 36 sekonda. Ishin ndoshta dy minutat e gjysmë më të gjata të jetës sime”. Trajneri theksoi karakterin e Xhoshuas:
“Ai u përmblodh, tregoi karakter dhe e përballoi stuhinë. Një kampion nuk përcaktohet nga gabimet, por nga mënyra se si reagon ndaj tyre”. Duke iu referuar sfidës së mundshme me Tajson Furin, Golub paralajmëroi:
“Përpara nesh është një ‘peshk shumë i madh’ që nuk fal asnjë gabim. Por as Antoni nuk fal asnjë gabim”. Sipas tij, fuqia e Xhoshuas mbetet një armë e jashtëzakonshme: “Fuqia në duart e tij është e pabesueshme dhe çdo ditë punojmë që kjo armë të jetë sa më e mprehtë”.
Me një përballje të mundshme ndaj Furit në horizont, Xhoshua duhet të tregojë më shumë përqendrim, pasi në një gabim i vetëm mund të ndryshojë gjithçka./P.sport
and then