Liga e Konferencës/ Hidhet shorti i Play Off, Dinamo-s i duhet një mrekulli për të shkuar në Fazën e Ligës, mëson kundërshtarin edhe Egnatia

Dinamo ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në fazën play-off të UEFA Conference League, nëse arrin të kalojë me sukses pengesën e Audës në raundin aktual.

Shorti ka rezervuar një përballje të vështirë për skuadrën e Ilir Dajës, e cila në rast kualifikimi do të përballet me humbësin e çiftit Pafos-Salzburg, dy skuadra me përvojë dhe nivel të lartë në arenën europiane. Në letër, cilido prej këtyre kundërshtarëve do të ishte një sfidë shumë e fortë për ekipin kryeqytetas.

Fatin për kundërshtarin e mundshëm të Play Off e ka mësuar edhe Egnatia. Nëse rrogozhinasit nuk ia dalin të kalojnë turin në Ligën e Europës, do të përballen në play-off të Ligës së Konferencës me humbësin e çiftit KuPS Kuopio – Universitatea Krajova që luan gjithashtu në turin e tretë të Ligës së Europës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×