VIDEO/ Zjarri në malin e Krujës rrezikon banesa e biznese, dy helikopterë në aksion për shuarjen e flakëve

Situata nga zjarri në malin e Krujës vijon të jetë alarmante, ndërsa terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Dy helikopterë vijojnë operacionin nga ajri, duke hedhur ujë në zonën e lagjes Abaze dhe në sipërfaqet e përfshira nga flakët, me qëllim lokalizimin dhe frenimin e përhapjes së zjarrit. Në terren janë pozicionuar edhe zjarrfikëset e Krujës, të cilat po operojnë në afërsi të malit, ku rrezikohen disa biznese, si dhe vendi i shenjtë Sarisalltik.

Situata paraqitet veçanërisht shqetësuese në lagjen Abaze, ku flakët rrezikojnë rreth 30 banesa. Lagjja ka gjithsej rreth 300 banesa, ndërsa banorët ndodhen në gatishmëri për shkak të përparimit të zjarrit. Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencave po vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave, ndërsa ndërhyrja nga toka mbetet e vështirë për shkak të terrenit malor.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×