Vrau me breshëri kallashnikovi shokun e tij në Korçë, arrestohet pas disa orësh në arrati autori. Pamjet e momentit kur dërgohet në komisariat (VIDEO)

Kapet pas disa orësh kërkimesh autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë. Policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e Kristjan Sterjos në afërsi të banesës së tij, pas kontrolleve intensive të zhvilluara në disa zona të qytetit.

Sterjo, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit i cili ishte pjesëtarë i Forcave të Armatosura, u shoqërua nga forcat e Policisë në Komisariat, siç duket nga pamjet.

20-vjeçari Joan Zuko u vra pas një konflikti, ndërsa autori i dyshuar ishte larguar menjëherë nga vendngjarja.

Pas krimit, Policia dhe forcat RENEA zhvilluan kontrolle në disa zona, përfshirë edhe varrezat e qytetit, pasi dëshmitarët kishin deklaruar se autori ishte drejtuar në atë zonë.

Më herët, forcat e Policisë dhe RENEA kishin kontrolluar edhe pranë banesës së Sterjos, por nuk e kishin gjetur aty.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të konfliktit që çoi në vrasjen e 20-vjeçarit, i cili ishte edhe pjesë e Forcave të Armatosura.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×